Douglas Costa është vënë në shënjestrën e Juventusit. Klubi torinez tashmë ka zhvilluar bisedimet me agjentin e futbollistit për të parë mundësinë e transferimit të tij në Torino dhe duket se Douglas Costa e sheh me sy të mirë këtë trasferim të tij te kampionët e Italisë. Tani ajo që duhet të bëjë Zonja e Vjetër është të bindë drejtuesit e Bayernit të Mynihut për blerjen e kartonit të futbollistit. E vërteta është se klubi bavarez kërkon 50 milionë Euro, ndërkohë që oferta fillestare e Juventusit është 35 milionë Euro. Përsa i përket pagës së lojtarit, te Bayerni Douglas Costa përfiton 4 milionë Euro në sezon, ndërsa Juventus është gati t’i ofrojë atij një kontratë me 5 milionë Euro në sezon, shifër së cilës do t’i shtohen edhe bonuse të tjerë.
sfidanti.al