Juventus për momentin ka stopuar afrimet në merkaton e verës, pasi për të blerë lojtarë, duhen larguar disa nga klubi. Madje drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” synojnë që nga këto largime të arkëtojnë 100 milionë euro deri në fundin e kësaj merkatoje. Kanë mbetur edhe 20 ditë që nga fillimi i Serie A, ku Juventus do të debutojë më 24 gusht ndaj Parmës, por drejtorin Comoli nuk e shqetëson aspak kjo situatë, pasi nuk do të tentojë të mbyllë çdo transferim përpara kësaj date, por do të presë deri më 1 shtator në orën 20:00 të mbrëmjes, edhe pse idealja do të ishte të afronin përforcimet që i duhen trajnerit Tudor para ndeshjes hapëse të sezonit.
Njëzet ditë për të arritur shifrën 100 milionë, por mbi të gjitha për të filluar ardhjet dhe largimet përfundimtare nga Juventus. Aktualisht futbollistët që pritet të transfeorhen në klube të tjera janë: Ueah për 18 milionë në Marsej, Mireti për 15 milionë euro tek Napoli, Vlahovic me 25 dhe Duglas Luiz për 40 milione euro. Këto lojtarë janë shumë pranë largimit nga torinezët, çështje ditësh për tu zyrtarizuar. Ndërsa këtyre mund ti bashkohet Arthur ose lojtarë me kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2026, si Rugani, Djalò, Kostiç dhe Mek Keni.