Joel Matip njofton tërheqjen nga futbolli i luajtur

Ish-mbrojtësi i Liverpulit, Joel Matip ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli. Lajmin e ka konfirmuar klubi i Premier League të shtunën përmes rrjeteve sociale. Matip, i cili erdhi në radhët e Schalke, pësoi një këputje të ligamentit në dhjetor 2023 dhe u detyrua të humbasë të gjithë gjysmën e dytë të sezonit të kaluar nën drejtimin e Jurgen Klopp. Aktualisht Matip ishte një lojtar i lirë. Kur eksperienca e tij te Liverpuli, e cila vazhdonte që nga viti 2016, mori fund, mbrojtësi me përvojë ishte në shënjestër të disa klubeve, të cilët e shihnin atë si një investim të zgjuar.

Në muajt e fundit, lojtari nga Kameruni ishte kontaktuar nga disa klube italiane – përfshirë Juventusin dhe Roma – si dhe ish-klubin Schalke. Në dukje kishte shumë alternativa për Matipin, por pavarësisht mundësisë për të konkurruar në nivele të larta, ai ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Matip ka fituar Premier League, Champions League, SuperKupën e Europës, Kupën e Botës për Klube, FA Cup, Superkupën e Anglisë dhe dy Kupa EFL me Liverpool. Ai gjithashtu fitoi Kupën dhe Superkupën në Gjermani me Shalken.

sfidanti.al