Ndodh që të humbasësh në mënyrë të papritur një finale dhe të fitosh duartroiktjet e të gjithë tifozëve dhe të apasionuarve pas futbollit në të gjithë botën. Është ky rasti i skuadrës përfaqësuese të Japonisë që u mposht nga katari në finalen e Kupës së Azisë 3-1.
Futbollistët e përfaqësueses aziatike treguan edhe njëherë civilizimin e tyre dhe u larguan nga stadiumi duke lënë dhomat e zhveshjes krejtësisht të pastra dhe të rregullta dhe duke lënë një mesazh falenderimi në 3 gjuhë; anglisht, arabisht dhe japonisht.
Fotoja e dhomës së zhveshjes është postuar në profillin zyrtar të Kupës së Azisë në rrjetet sociale dhe tashmë po bën xhiron e të gjithë botës.
sfidanti.al