Jamie Vardy, ‘gjahtari’ i lojtarëve të shanseve të dyta; mbi 100 mijë Paund për gjetjen e një ylli të ri.

Jamie Vardy ka nisur kërkimet për gjetjen e atyre talenteve që për një arsye apo tjetrën nuk kanë mundur të jenë plotësisht pjesë e botës së futbollit. Ylli i Leicester ka vendosur të investojë 100 mijë Paund nga paga e tij për të mundësuar një gjë të tillë. Për t’ia arritur këtij qëllimi, në 5 qershor do të hapen dyert e V9 Academy ku do të regjistrohen 42 futbollistë nga ligat amatore. Në këtë stazh disa ditor do të jenë të pranishëm lojtarë që kërkojnë një shans të dytë apo ata që kanë pësuar dëmtime të rënda dhe kanë qëndruar jashtë fushe për shumë muaj. Një prej atyre që do të shfrytëzojnë këtë rast është Liam Bateman i cili ka qenë pjesë e Aston Villës përpara se dëmtimi ta mbante atë jashtë fushave për 18 muaj. Gjatë kasaj kohe ai humbi kontratën me agjentin e tij dhe u la i lirë nga klubi për të rinisur karrierën te Kettering Town. Në një intervistë për ‘Telegraph’ Liam Bateman theksoi se shpreson që me Akademinë e Vardy të fitojë një tjetër shans për të luajtur në nivel profesionist. Ai shtoi se falë historisë personale të Vardy, futbollistë jo profesionistë do të kenë më shumë shanse për të qenë në ambiente më të rëndësishme të këtij sporti.

Sfidanti.al