Inter-PSG; po punohet për kartonin e Mauro Icardit

Kur vëmendja është e përqendruar te rinisjet e kampionatit, Interi po lëviz në merkato për të përcaktuar elementët e duhur për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Nga Franca, klubi zikaltër merr lajme të mira pasi Paris Saint Germaini duket se ka ngjallur sërish opsionin e blerjes përfundimtare të Mauro Icardit, dicka që përpara disa javësh ishte vënë në dyshim. Të ardhuarat që do të përfitojë nga shitja e argjentinasit, Interi do t’i përdorë për blerje të reja dhe në krye të listës së dëshirës së Antonio Contes është Arturo Vidal, të cilin klubi zikaltër e kërkoi edhe në merkaton e janarit.

Duke u kthyer te cështja Icardi, problem është padyshim është shifra e kartonit të futbollistit që kërkon interi. Pandemia coronavirus ka shkaktuar një krizë financiare globale dhe Paris Saint Germaini po kërkon në cdo mënyrë që të fitojë një ulje në cmimin e Icardit. Në fillim klubi francez vendosi të përfshijë në tratativa  edhe Julian Draxler dhe Paredes, por Interi I refuzoi në mënyrë kategorike. Draxler nuk e bind Conten në aspektin teknik, ndërsa Paredes ka një pagë prej 4.5 milionë Euro në sezon dhe vlerësohet nga transalpinët me 30 milionë Euro

Nëse Mauro Icardi shihet si një garanci për sigurim të ardhurash, Vidal përfaqëson  një shpenzim që Conte e konsideron të nevojshme. Është e vështirë të kuptohet sesi do të punojnë në këtë cështje Interi dhe Barcelona pasi në mes është cështja Lautaro Martinez. Nëse argjentinasi do të largohet(edhe pse Interi nuk e do këtë),  klubi zilatër do të jetë gati të investojë 15-20 milionë Euro për kilianin me klubin katalanas që  nuk ka shumë hapësira në manovra për Vidal. Ekziston mundësia që këto negociata të mbyllen me sukses për Interin, por do të duhet që cdo lëvizje të bëhen me delikatesë dhe me shumë diplomaci.

Sfidanti.al