Inter Miami kthehet në një “mini Barça”

Pas lajmit për dorëheqjen e afërt të Gerardo Martinos nga pankina e Inter Miami, në SHBA po ëndërrojnë atë që do të ishte një ribashkim vërtet i bujshëm. Ai mes 4 ish-lojtarëve të Barçës që aktualisht janë pjesë e skuadrës (Jordi Alba, Sergio Busquets, Luis Suarez dhe Lionel Messi) dhe një bashkëlojtar i vjetër i tyre me fanellën blaugrana, tashmë si trajner. Nëse dje flitej për Xavi Hernandez, sot emri që del në pah është ai i Javier Mascherano. Dy profile të ndryshme por shumë tërheqës. Pista Xavi duket paksa e vështirë, por mund të jetë “më e lehtë” të shkosh te argjentinasi, trajner i kombëtares U-20 të vendit të tij dhe sigurisht më i tërhequr nga ideja për të drejtuar një nga skuadrat më ambicioze në MLS.

sfidanti.al