Icardi, zbulohet klauzolë në kontratë; Inter përfiton 85 milionë Euro

Në kontratën e Mauro Icardit shfaqet një klauzolë që ka të bëjë me shitjen e kartonit të futbollistit që është ende në pronësinë e Interit. Sipas asaj që publikohet në median franceze, rezulton se sipas kësaj klazuole Interi do të përfitojë 85 milionë Euro nga Mauro Icardi.

Thënë ndryshe, Interi do të përfitojëe 70 milionë Euro nga shitja e kartonit të argjentinasit te Paris Saint Germain, shifër së cilës do t’I shtohet edhe një bonus prej 15 milionë Eurosh nëse Paris Saint Germaini do të vendosë të shesë sulmuesin te një skuadër italiane si Juventusi që është vënë  prej kohësh në ndjekje të tij.

Kështu që nuk mbetet gjë tjetër vecse të presim se si do të shkojnë gjërat në  fund të sezonit për Interin por sidomos për Mauro Icardin.

Sfidanti.al