Ka shumë mundësi që huliganët rusë të bëhen, me të vërtetë, shumë të frikshëm në kampionatin botëror që do të zhvillohet këtë verë në “fushën” e tyre. Ndërsa përfaqësueset e shumë vendeve që do të marrin pjesë në Botëror, po zhvillojnë ndeshje miqësore ose përgatitore, edhe në vendin mikpritës po bëjnë përgatitje për “shoun” e tyre tifozët huliganë rusë që po organizojnë në vende të ndryshme, kryesisht, në lëndinat pyjore, rrahje masive fizike për të parë se kush do të jenë më të fortët.
Ata qe do të jenë më të mirët, do të kenë “nderin” që të bëhen pjesë të grupeve të gatshëm që do të organizojnë trazira gjatë kampionatit botëror. Sidomos, janë frikësuar anglezët, tifozët hulganë të të cilëve janë rivalët kryesorë të “kolegëve” të tyre rusë.
Sfidanti.al