Holanda dhe klauzola e Koeman që favorizon kalimin te Barcelona

Ronald Koeman e ka shansin për të kaluar te Barcelona nëse kjo e fundit do ta kërkojë atë. Trajneri I përfaqësueses holandeze ka në kontratën e tij me Federatën e Futbollit të vendit të tij një klauzolë e cila e lejon atë të largohet gjithnjë nëse klubi katalanas do të shfaqë interes për të. Ai që e konfirmoi këtë ishte Drejtori I Federatës Holandeze të Futbollit, Niko Jan Hogma në një intervistë për Fox Sports.

Koman ka një kontratë me Federatën deri në përfundim të Botërorit të Katarit në 2022, por kur Hogman u pyet në lidhje me këtë cështje theksoi se ka akorde sipas të cilave Koman do t’I jepet mundësia që të lërë kombëtaren para vitit 2022 gjithnjë nëse do të paguhet një sasi parash me Hogman që nuk e specifikoi vlerën e saj. Ai shtoi se ky akord do të aplikohet vetëm nëse Koeman do të shkojë te Barcelona.

‘Ronald ka thënë gjithnjë se dëshiron që një ditë të jetë trajner I barcelonës. Të shohim se cfarë do të ndodhë-tha Hogman që më pas shtoi se në Federatë presin që ai të vazhdojë me kombëtaren holandeze deri në Botërorin e vitit 2022.

Sfidanti.al