Erling Haland ishte protagonist me një gol në fitoren 2-1 të Mançester Sitit në “Bernabeu” përballë Real Madrid, në supersfidën e kësaj jave në Ligën e Kampioneve.
Një fitore që ka lumturuar norvegjezin, siç ka treguar për “TNT Sport” pas ndeshjes, duke shpjeguar betejat që kishte pasur me lojtarët e madrilenëve, por edhe keqardhjen që përballë tij nuk kishte qenë Kilian Mbape.
Ndeshja ishte e vështirë, këto janë ndeshje të vështira për t’u luajtur. Ndeshja shkoi si shkoi, kishte shumë tranzicione. Mund të shënonim ndonjë gol më shumë. Isha thuajse duke shënuar në pjesën e dytë, Zheremi kishte disa mundësi, por ndeshja ishte pak kaotike. Nuk mundëm ta kontrollonim dhe ishte e vështirë. Në përgjithësi, është e vështirë të vish dhe luash këtu. Jemi super të lumtur”, tha sulmuesi norvegjez i cili ndaj Realit shënoi golin e 6 në 6 ndeshje të luajtura në këtë sezon në Ligën e Kampioneve.

