Bayern planifikon rinovimin e Olise

Michael Olise po zhvillon një gjysmësezon të jashtëzakonshëm me Bayernin, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane. Mesfushori 24-vjeçar ka regjistruar 27 kontribute në gola në 28 ndeshje, shifra që e vendosin mes lojtarëve më vendimtarë të Bundesligës në këtë edicion.

Sipas mediave angleze, disa klube të Premier League po përgatisin oferta që mund të arrijnë në qindra milionë euro, ndërkohë që edhe PSG, si dhe një klub i rëndësishëm spanjoll, po monitorojnë situatën e francezit.

Olise ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2029, por gjiganti bavarez nuk dëshiron të rrezikojë asgjë. Klubi po planifikon t’i përmirësojë ndjeshëm kushtet e kontratës, me një rritje page dhe një zgjatje të mëtejshme pa klauzolë largimi. Synimi është i qartë: të sigurohet që asnjë klub europian të mos ketë mundësi ta joshë lojtarin. Bayerni e sheh Olise-n si një element qendror të projektit afatgjatë dhe dëshiron të ndërtojë rreth tij një pjesë të rëndësishme të skuadrës së së ardhmes.

sfidanti.al