Pep Guardiola ka rënë dakord për një marrëveshje të re njëvjeçare me Mançester Sitin duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij. Edhe pse kontrata e tij përfundon në fund të sezonit dhe aludohej se do të largohej, ai ka rënë dakord për kushte të reja me klubin. Njoftimi zyrtar pritet në ditët në vijim. Ikona e Barcelonës, Guardiola, iu bashkua Sitit në vitin 2016 pas tre sezonesh si trajner i Bajernit. Ai e ka udhëhequr skuadrën drejt gjashtë titujve të Premier Ligës, duke përfshirë katër të fundit radhazi, si dhe dy Kupa FA, katër Kupa të Ligës dhe Ligën e Kampioneve në sezonin 2022-2023. Sezoni i ardhshëm do të jetë i 10-ti i tij në Etihad.
sfidanti.al