Greku i Liverpool-it i kujton Pirro Dhimën, McAllister dhe Luis Diazit!

Nëse keni menduar se Kostas Tsimikas është vetëm një mbrojtës i majtë, ndoshta është koha të mendoni përsëri! Futbollisti grek i Liverpool-it dëshmoi se përveç shpejtësisë dhe mprehtësisë në mbrojtje, zotëron edhe një forcë që do ta kishin zili edhe kampionët e peshëngritjes. Në videon e ngarkuar në llogarinë zyrtare të Liverpool -it në Twitter, ai  arrin të ngrejë një shtangë shumë të rëndë, saqë shokët e tij të skuadrës Alexis McAllister dhe Luis Diaz e shohin të mahnitur. Natyrisht, dy shokët e tij të skuadrës, McAllister dhe Diaz, nuk mund të duronin të shihnin “Chimmy” duke vjedhur lavdinë e tyre dhe vendosën ta provonin edhe atë. Përpjekjet e tyre? E këndshme për të gjithë… përveç se për ata. Pas disa tentativave të dështuara për të ngritur shtangën, ata pranuan humbjen dhe, me buzëqeshje të gjerë, shtrënguan duart me grekun.

sfidanti.al