E ardhmja e Mason Greenwood duket gjithnjë e më e pasigurt te Olympique Marseille, pavarësisht një sezoni pozitiv në “Velodrome”. Sipas raportimeve të ‘El Mundo Deportivo’-s, sulmuesi anglez po përjeton një marrëdhënie të vështirë me stafin teknik dhe një pjesë të shokëve të skuadrës, çka mund ta shtyjë drejt një largimi gjatë verës.
Në garë për shërbimet e tij është futur edhe Juventusi, që po monitoron nga afër situatën. Bardhezinjt mund të shtojnë presionin për Greenwood sidomos në rast se interesimi nga Premier League për Francisco Conceição-n konkretizohet me oferta zyrtare.
Megjithatë, Juventusi nuk është i vetëm në këtë garë. Interes serioz kanë shfaqur edhe Atletico Madridi dhe Borussia Dortmundi, të cilat në javët e fundit kanë bërë lëvizje konkrete për të kuptuar kushtet e një transferimi të mundshëm.

