Götze lë Dortmundin, Atletico Madrid e tentoi

Mario Götze e ka mbyllur aventurën e tij me Borussia Dortmund. Futbollist gjerman nuk ishte prioritet për trajnerin Favre dhe largimi I tij nga verdhezinjtë ishte bërë I ditur tashmë, por ai duket se nuk do të luajë më në pjesën e mbetur të Bundesligës.

Arsyeja ishte lindja e vajzës së tij, Roma në 6 qershor. Futbollisti shkonte vazhdimisht në spital duke e ditur se po thyente rregullat sanitarë për t’u kthyer në fushat e lojës. Tani ai stërvitet i vecuar dhe sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’, edhe sikur ai të lejohet të luajë në rast se del negativ në testet për Covid-19, ai nuk ka ndërmend të zbresë në fushë.

Mario Götze është një lëgjendë e Borussia Dortmund dhe nuk do të mund t’i japë lamtumirën skuadrës në fushën e lojës e as përpara tifozerisë së saj. Pavarësishr problemeve me dëmtimet, ai është një futbollist i lirë që ngjall interes dhe ‘Bild’ flet për një tentativë të Atletico Madrid për të me klubin spanjoll që i ka ofruar futbollistit një pagë maksimale prej 2 milionë Eurosh.

Götzes, që aktualisht përfiton rreth 10 milionë Eurosh, kjo ofertë nuk iu duk shumë tërheqëse të paktën në aspektin financiar. Këtë vit, gjermani ka luajtur shumë pak me Borussia Dortmund; 609 minuta të shpërndara në 21 ndeshje të Kupës së Gjermanisë, Bundesligës dhe Ligës së Kampioneve teksa ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 assist. Heroi I Gjermanisë në Botërorin 2014 do të ketë një lamtumirë të rrallë nga Dortmundi.

Sfidanti.al