Gasperini e sheh garën e titullit të mbyllur

Trajneri i Atalantës e pranoi pas humbjes ndaj Fiorentinës se nuk ka më shanse për titullin kampion: “Tani kemi Lazion dhe Bologna-n në shtëpi, duhet të rikuperojmë energjitë dhe të kemi forcën të mos mendojmë shumë për këtë. Për titullin do të thosha që është mbyllur, ishte një ëndërr e pamundur që besoj se u shua që në ndeshjen ndaj Interit. Megjithatë, atë e luajtëm mirë, me vrull dhe pozitivitet.

E ardhmja? E rëndësishme është që nuk jam unë ai që flet për të. Nuk mund të parandaloj asgjë, kam qenë shumë i qartë për të ardhmen ashtu siç e di unë, por çfarë do të ndodhë më pas, nuk e di. Në jetë duhet të shikosh gjithmonë përpara, të kthesh kokën pas nuk të ndihmon fare.”

Gian Piero Gasperini flet me këmbë në tokë, tani Atalanta duhet të mendojë si të sigurojë një vend në Champions League. “Kemi edhe tetë ndeshje, pesë prej tyre në shtëpi, dhe do të luftojmë për gjithçka. Kemi ende një avantazh, por duhet të ndryshojmë ritëm.”

sfidanti.al