Një situatë e pazakontë ndodhi në ndeshjen mes Bajernit të Mynihnut dhe Hanoverit në kuadrin e raundit të 32-të të Bundesligës.
Ekipi bavarez udhëhiqte 2-0 në pjesën e parë dhe në min. e 46-të në lojë hyri Xhonatas që brenda pak minutave u bë futbollisti i muajit. Pikërisht, në min. e 51-të ai shënoi me penallti, duke e bërë rezultatin 2-1, kurse një minutë më vonë mori kartonin e verdhë dhe tre minuta me vonë atij iu tregua dhoma e zhveshjes!
Sfidati.al