Të paktën, pesë tifozë u lënduan dhe disa makinave iu vu flaka si pjesë e trazirave që ndodhen në prag të ndeshjes finale të Kupës së Greqisë mes AEK-ut dhe PAOK-ut. Të gjithë e mbajnë mend mirë incidentin serioz që ndodhi kohët e fundit në Selanik në ndeshjen derbi mes dy ekipeve rivalë të ashpër, kur pronari i PAOK- ut, Ivan Savidis, hyri me forcë në fushë, duke pasur me vete armë zjarri, me të cilën kërcënoi gjyqtarin e ndeshjes.
Media greke njoftoi se një grup tifozësh të AEK-ut ndaloi makina me tifozë të ekipit kundërshtar, duke i zbritur këta të fundit dhe duke iu vënë flakën makinave, ndërsa pati edhe zënka e rrahje masive dhe, si pasojë, pesë veta përfunduan në spital.
Sfidanti.al