Frika nga coronavirus; Paris Saint Germain dezinfekton Parkun e Princave

Paris Saint Germain përfundon dezinfektimin e stadiumit Parku I Princave nga frika e epidemisë së coronavirus që ka pushtuar Francën dhe një pjesë të mirë të shteteve evropiane. Klubi transalpine e mori këtë masë drastike vetëm pak ditë para ndeshjes vendimtare të Ligës së Kampioneve që Paris Saint Germaini do të zhvillojë me Borussian e Dortmundit dhe që do të përcaktojë se cila prej këtyre skuadrave do të kualifikohet për në cerekfinale.

Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’ punonjësit e pastrimit përdorën cdo product të mundshëm për të sterilizuar impiantin dhe e gjithë kjo bëhet për të bindur autoritetet që sfida të zhvillohet me praninë e publikut. Por pavarësuisht kësaj, PSG po mendon edhe marrjen e një mase tjetër, hapjen e dyerve të stadiumit shumë kohë para nisjes së ndeshjes për të evituar hyrjen në grup të madh në të të tifozëve.

Francezët po bëjnë gjithcka kanë në dorë në mënyrë që sfida e Ligës së Kampioneve të zhvillohet normalisht, në një kohë kur ekziston mundësia që ajo të luhet me dyer të mbyllura nëse virusi gjen përhapje shumë më të madhe në territorin francez, Ditët e fundit klubi impenjoi akoma më shumë kompaninë e pastrimit që në përgjithësi punon në stadium për tëe dezinfektuar të gjitha zonat e përdorura nga publiku dhe futbollisët.

Ky proces I dezinfektimit të stadiumit u bë edhe në 29 shkurt  në dhomat e zhveshjes gjatë ndeshjes së Ligue 1 me Dijon

Sfidanti.al