Florent Muslija në radarin e klubeve të Bundesligës

Futbollisti Florent Muslija ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Bundesliga pasi 25-vjeçari po shkëlqen këtë edicion në kategorinë e dytë të futbollit gjerman aty ku po aktivizohet në radhët e Paderbornit. Ai është shndërruar në njërin nga lojtarët kryesor të ekipit, teksa në 15 ndeshje këtë sezon ka qenë autor i tetë golave dhe ka realizuar 4 asiste. Sipas asaj që raporton gazetari Florian Plettenberg, klubi gjerman po insiston për të mbajtur Muslijën në ekip, por rinovimi i kontratës deri më tani duket i pamundur. Muslija në anën tjetër dëshiron që verën e ardhshme të bëjë hapin e madh në karrierë dhe nëse gjërat shkojnë në këtë mënyrë, klubi i tij i radhës nuk duhet të paguajë asnjë cent për shërbimet e tij.

sfidanti.al