Nga Spanja vjen një lajm vërtet shumë i bukur; Yeray Alvarez ësjhtë shëruar. Po kështu është, mbrojtësi i Atheltic Bilbaos e fitoi betejën e tij me kancerin në testikuj që iu diagnostikua në muajin qershor. Kemioterapia e krye rezultoi vërtetë efektive dhe tani futbollisti mund t’i dedikohet plotësisht futbollit. Mbrojtësi 22 vjecar i skuadrës baske, shumë shpejt do t’i bashkohet me lojtaret e tjere për të nisur gradualisht punën. Megjithatë kjo nuk do të thotë se Alvarez nuk do të jetë në vëzhgim nga stafi mjekësor në javët që do të vijnë. Ndërkaq, në kampionat, Athletic Bilbao pësoi humbjen e parë në fushën e saj pasi humbi 1-2 ndaj Atletico Madrid.
sfidanti.al