Finalja e Libertadores në Santiago të Kilit, pavarësisht protestave

Finalja e Kupës Libertadores mes River Plejtit dhe Flamengos do të luhet në Santiago të Kilit në 23 nëntor, pavarësisht protestave të dhunshme që kanë shpërthyer në ditët e fundit që kanë shkaktuar vdekjen e 18 personave. Konfederata amerikanojugore e Futbollit, CONMEBOL, konfirmoi gjithcka ditën e enjte vendimin që kishte marrë në lidhje me këtë evenuiment

Qeveria e futbollit në Amerikën latine nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Tëitter bëri të ditur qëndrimin e saj se finalja e parë me ndeshje unike e Kupës Libertadores do të zhvillohet në 23 nëntor në Stadiumin Kombëtar të Santiago të Kilit

CONMEBOL e bëri të ditur këtë një ditë pas fitores së Flamengos 5-0 në gjysmëfinale me Gremion një fitore që i dha mundësinë kësaj skuadre të kalojë në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në futbollin amerikanolatin ku përballë do të ketë River Plejtin.

Kili po përjeton një valë protestash të karakterit social që nuk shiheshin që nga 1990 kur ra përfundimisht diktatura e Augusto Pinocet që zgjaste që nga viti 1973. Protestat nisën për rritjen e cmimit të biletave të metrosë së Santiagos, vendim që u anulua, e megjithatë manifestimet vijuan dhe dolën kërkesa të reja sic janë rritja e pensioneve dhe pagave, ndërkohë që u kundërshtua rritja e cmimit të energjisë, gazit, arsimimit dhe shërbimeve shëndetësore.

Instituti Kombëtar i të drejtave të Njeriut në raportin e fundit raportoi për 584 të plagosur gjatë protestave, 245 nga të cilët rezultuan të plagosur me armë zjarri.

sfidanti.al