Emiliano Sala nuk po gjen paqe as në varr. Futbollisti argjentinas që humbi jetën në mënyrë tragjike në një aksident ajror teksa ishte duke udhëtuar drejt kardifit u bë ‘protagonist’ i një gjesti të turpshëm dhe makabër të tifozëve të Suonsi në Liberty Stadium në ndeshjen derbi me Kardifin.
Në prag të këtij derbi në rrjetet sociale u shfaqën foto të biletave false të avionit me emrin e futbollistit që e humbi jetën në 21 janar. Një gjest ky që ishte vërtet i turpshëm i kryer nga tifozë pa mend që duket se e kishin menduar mirë sesi të fyenin kujtimin e një futbollisti që u nda në mënyrë të papritur nga jeta në një moshë shumë të re duke shpërndarë nëpër qytet këto bileta false
Ky episod përfshiu të gjithë Britaninë e Madhe, madje edhe vetë klubin e Suonsi që nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur se po punon me policinë për të gjetur përgjegjësit e këtij veprimi makabër.
sfidanti.al