Fergusoni – një zotëri i vërtetë: E dëshmoi përsëri

Kaudio Ranieri para disa ditësh u shkarkua si trajner i Fulhemit dhe, në vend të tij, në stolin e drejtimit të këtij ekipi  ul Skot Parker, një ish-futbollist i Çelist, të cilit papritur iu dha rasti që ta provojë veten edhe si trajner, madje në një ekip të Premier Ligës. Në fakt, Parkeri do të jetë trajner i përkohshëm, por, sidoqoftë, me mundësinë, në varësi të rezultateve, qëtë bëhet trajner kohëgjatë. Në fakt, për këtë ish-pjesëtar të përfaqësueses angleze kjo është puna e parë si trajner, duke qenë se deri tani ai ka qenë vetëm ndihmëstrajner. Ai është i ndërgjegjshëm për sfidën e madhe që e pret dhe synon ta shfrytëzojë shansin që iu dha.

Trajneri i ri i Fullhemit (Parkeri) i tha medias se ai nuk e dinte se kishte patur kaq shumë miq, mbasi, pas caktimit të tij si trajner, telefoni i tij nuk pushoi dhe shumë veta e uruan për detyrën e re. Megjithatë, ai mbeti pa fjalë dhe u gëzua shumë, kur atë e mori në telefon dhe e uroj vetë ser Aleks Fergusoni!

“Me të vërtetë, kjo telefonatë ishte e jashtëzakonshme dhe e shkëlqyer për mua. A e kuptoni, një nga trajnerët me të mëdhenj në historinë e futbollit më mori në telefon dhe më uroi. Telefonata e tij është mjaft inspiruese për mua dhe ajo tregoi edhe një herë tjerë se për çfarë zotërie të vërtetë bëhet fjalë”, tha Parkeri.

Sfidanti.al