Pastrimi i dhomës së zhveshjes nga futbollistët duket se është kthyer në një modë virtuoze. Skuadra e parë që e aplikoi këtë ishte Japonia në Botërorin e vitit 2018, një gjest që duket se ka kaluar cdo kufi dhe ka arritur deri në Itali…nëpërmjet Spanjës.
Në fakt skuadra spanjolle e U21 që gjendet në vendin e Apenineve për evropianin e kësaj grupmoshe, pas përfundimit të ndeshjes me Italinë që e humbi 3-1, pastroi tërësisht dhomën e zhveshjes në stadiumin e Bolonjës ku u luajt sfida duke lënë edhe një mesazh falenderimi për qytetin italian. Një gjest ky që duhet të duartrokitet me të vërtetë. UEFA publikoi foton e gjestit të skuadrës spanjolle që duket se tashmë e ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale
sfidanti.al