Europiani i femrave, kampionia Holandë më në fund arrin të fitojë

Është medaliste e artë në fuqi, pasi “grabiti” titullin e parë në histori në kampionatin e kaluar, por këtë herë nuk e nisi aq mirë. Kombëtarja e Holandës në futboll për femra, më në fund, e arriti fitoren e parë madje edhe këtë e pati mjaft të vështirë. Portugalia u mund vetëm 3-2, dhe duke shpërdoruar epërsinë e dy golave. U desh një gol i shkëlqyer i Danielë Van de Donk për të marrë tri pikët që u japin shpresë vajzave “tulipane” për t’u kualifikuar në çerekfinale, aty ku janë Anglia dhe Gjermania. Duket se ky Europian do të jetë tepër i fortë me ekipe pikërisht si Gjermania, Anglia, Suedia, Holanda, Spanja, por ndoshta edhe Norvegjia nëse nuk bën më gabimet e rënda që bëri ndaj anglezeve.

Sfidanti.al