Liga e Europës nuk është “pa gjë”, Milani mund të fitojë 35 milionë!

Kur vjen puna tek paratë gjithçka vlen. Për më tepër për një skuadër që ka qenë mësuar të fitojë Championsin, por që sot nuk po kalon dot kufijtë e Italisë. Milani ka provën e parë të sezonit sot në Irlandë, në Ligën e Europës ndaj Shamrok Roversit, dhe mediat italiane theksojnë se nëse ia del të fitojë trofeun, përfitimet financiare do të arrijnë në 35 milionë euro. Nga këto, 15 milionë merren direkt nëse hyn në grupe. Nuk është një shifër shumë e lartë, por gjithsesi vlen në një sezon me probleme nga koronavirusi. “La Gazeta delo Sport” e nxit ekipin e trajnerit Pioli që të mos e nënvleftësojë kompeticionin, pasi suksesi në Ligën e Europës, është pjesë e suksesit të klubit në përgjithësi, e krijimit të mentalitetit fitues.

Sfidanti.al