Erik Kantona godet përsëri, pas Leiçesterit radhën e ka Stouns!

Xhon Stouns është futbollisti i radhës në shënjestër të legjendës Erik Kantona. Tashmë, lojtarët e Leiçesterit mund të marrin frymë lirisht sepse “Mbreti” francez ka gjetur objekt tjetër për të shfryrë kritikat e tij plot zemërim. Pas “tradhëtarëve” si Xheni Vardi apo Rijad Mahrez, tashmë është mbrojtësi i Mançester Sitit që duhet të “masakrohet”.

“Tani ne e kuptojmë se përse Stouns u ble aq shtrenjtë, – tha Kantona, – ai ka marrë me vete një maune, të cilën e tërheq sa herë luan në fushën e lojës”. Legjenda e Mançester Junajtidit u tall me faktin se Stouns ka bërë gabime këtë sezon, dhe se u tregua shumë i ngathët ndaj Monakos në Champions, pavarësisht se u ble për 47.5 milionë stërlina.

Sfidanti.al