Eric Dier befason: Kur të vdes, shpërndani hirin e trupit tim në fushën e Tottenham

Eric Dier përvecse një futbollist i Tottenham edhe një tifoz i flaktë i kësaj skuadre. Është një dashuri e përjetshme ajo e futbollistit që ka arritur sa të kërkojë që kur të vdesë, hiri i tij të shpërndahet në fushën e Tottenhamit, gjë që ai e konfirmoi edhe vetë për ES Magazinë  të Evening Standard.

‘Do të më pëlqente që hiri i trupit tim të shpërndahet në stadiumin e Tottenhamit-tha mesfushori 27 vjecar anglez-nuk kam lidhje të vecanta këtu në londër, kështu që do të ishte një vend i mirë. Pastaj jam edhe një admirues I madh I Mbretëreshës’.

Dier, në aspektin futbollistik është rritur në Portugali përpara se të kthehej në Angli. Më pas ai tregoi sesi i lindi pasioni për futbollin

‘Lindi me kalimin e kohës kur rritesha sepse tenisi ishte shumë I rëndësishëm në familjen time dhe unë e vëllezërit e mi ishim tifozë të Nadal-tha Dier-por nuk do të luaja kurrë tenis nëse do të duhej të zgjidhja futbollin…’

Sfidanti.al