Numri i ri 9 i Lyon ka bërë prezantimin e tij me publikun. I ardhur nga Real Madridi me pritje të larta dhe entuziazëm të madh nga klubi francez dhe vetë tifozët, Endrick, i shoqëruar nga familjarët e tij, ai dha deklaratat e tij të para, në një përpjekje për të rifituar besimin, për të bindur Ancelottin për një vend në skuadrën e Brazilit për Botërorin 2026.
Sulmuesi zbulon se ka qenë një bisedë me trajnerin e Brazilit që e ka bindur të pranojë huazimin te Lyon: “Po, fola me Carlon për këtë, ai më dha këshilla se çfarë mund të bëja, çfarë duhej të bëja për t’u përmirësuar dhe kjo është ajo që duhet të bëj, të ndjek këshillat e tij”. “Këshilla e tij ishte që të largohesha nga Reali, të luaja, të zhvilloja futbollin tim, ku mund të luaja, ku mund të isha i lumtur. Dhe kjo është diçka që ishte shumë e rëndësishme për mua”.
Në përfundim, ai shtoi: “Ky vendim është i imi, por padyshim që Carlo pati një ndikim në të, sepse ai është një trajner i shkëlqyer. Kam punuar me të dhe jam zhvilluar shumë. Qëllimi im tani është të punoj që të mund të luaj dhe të ndihmoj Lyonin të fitojë, sepse gjithmonë dua të fitoj dhe qëllimi im është që Lyon ta përfundojë sezonin sa më lart të jetë e mundur në renditje”.
sfidanti.al

