En-Nesyri fut Mourinhon në lojën e të mëdhenjve

Youssef En-Nesyri do të jetë qendërsulmuesi i ri i Fenerbahces. Jose Mourinho ngulmoi për afrimin e shtatlartit maroken dhe drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë arritur marrëveshjen me agjentin e lojtarit. 27-vjeçarin e pret një kontratë 4-vjeçare në Superligën turke. Nga e cila do të përfitojë rreth 4 milionë euro neto në sezon, pa përfshirë bonuset.Edhe pse po priste oferta të tjera, sidomos nga Arabia Saudite, En-Nesyri ka vendosur të jetë pjesë e skuadrës së “Special One” në të ardhmen. Presidenca e Fenerbahces po punon për arritjen e marrëveshjes me Sevillan, klubin që zotëron kartonin e sulmuesit maroken. 73 ndeshje ka regjistruar deri tani En-Nesyri me ekipin kombëtar, gjatë së cilave e ka gjetur 20 herë rrugën e rrjetës. Për shërbimet e tij interesohej edhe Roma, por e ardhmja e futbollistit quhet Fenerbahce. Skuadër ku do të punojë me një nga trajnerët më të mirë.

sfidanti.al