Brescia harron startin jo të mirë të sezonit dhe kthehet te fitorja në Serinë B italiane duke mposhtur Leccen me rezultatin e pastër 3-0. Protagonist absolute për ‘Dallëndyshet’ e Diego Lopez u bë sulmuesi shqiptar, Emanuele Ndoj që në sfidën e zhvilluar në Rigamonti shënoi një dygolësh.
Në minutën e 9 të sfidës, Ndoj i dha avantazhin skuadrës së tij pas assistit të Aye, ndërsa në të 67 minutë ai shënoi edhe golin e dytë personal dhe për Brescian duke shfrytëzuar mjaft mirë një nismë të Donnarummës. Rezultatin 3-0 e fiksoi pikërisht Aye. Tani Brescia është në kuotën e 4 pikëve po aq sa edhe Lecce dhe është në zonën e playoffit.
Sfidanti.al