Legjenda e Holandës është tepër i pikëlluar për patriotin e tij që nuk po gjen minutazh tek Mançester Junajtidi. Doni Van de Bek u transferua në verë për 40 milionë paundë stërlina, duke u larguar nga Ajaksi me ëndrrën për të shkëlqyer në Premier Ligë. Kjo gjë nuk po ndodh, dhe ai ka luajtur vetëm 61 minuta në kampionat që prej fillimit, dhe Marko Van Basten, gjykon që lëvizja e tij ishte e pamenduar. “E di se ai po fiton shumë më tepër para atje, – tha ish-sulmuesi, – por, çdo futbollist i mirë ka nevojë të luajë, nuk mund të luajë 7 ndeshje në vit. Kjo është shkatërrimtare për ritmin e lojës. Mendoj se ai duhej ta kishte menduar më mirë lëvizjen, për të shkuar aty ku do të luante”.
Van De Beku fiton 108 000 paundë stërlina në javë tek Junajtidi, ndaj 33 000 eurove në javë tek Ajaksi, por sërish është i mërzitur sepse po rri në tribunë. Edhe në Angli ka pasur kritika. Patris Evra, ish-mbrojtësi i Junajtidit, thotë se “me gjithë respektin për Donin, duket se ai nuk na duhet, atëherë përse e morëm?” Edhe Geri Nevil thotë se Van de Beku po kritikon veten se përse zgjodhi Mançester Junajtidin.
Sfidanti.al