Edhe kështu ndodh në Gjermani: Gjyqtarja jep asist për gol!

Gjyqtarja gjermane, Babiana Shtainhaus, me një asist të saj, e ndihmoi ekipin Grojter Firt që t’i shpëtonte humbjes në fushën e Union Berlinit. Kjo gjyqtare, në fakt, ka një kohë të gjatë që gjykon në Bundesligat e para dhe të dyta gjermane, kështu që është e njohur në opinionin publik sportiv të vendit. Ajo, disa herë, për arsye të ndryshme, është ndodhur në qendër të vëmendjes dhe, kështu, ndodhi edhe gjatë fundjavës së fundit.

Ndërkohë që Union Berlini kryesonte 1-0, një nga lojtarët e tij, në përpjekje për të larguar një top nga zona e rreptësisë, goditi me top gjyqtaren e lartpërmendur, kështu që kjo e fundit, pa dashje, asistoi futbollistin e Grojter Firtit, Sedar Dursun, që shënoi, duke e barazuar rezultatin në 1-1 dhe duke i dhënë, kështu, një pikë ekip të vet.

Futbollistët vendas shprehën pakënaqësinë dhe revoltimin e tyre, duke konsideruar se gjyqtarja ndodhej në një pozicion, ku nuk duhej të ishte dhe kështu e ndihmoi ekipin vizitor që të shpëtonte nga humbja, por gjyqtarja Shtainhaus nuk i mori parasysh ankesat e lojtarëve vendas dhe e konsideroi golin të vlefshëm.

Sfidanti.al