E thonë në Spanjë; Raiola-PSG, akord për Donnarumman

E ardhmja e Gigio Donnarummas është prej muajsh një prioritet i drejtuesve të Milanit që po punojnë për rinovimin e vështirë të kontratës së tij që ende nuk po ndodh, ndërkohë që rreth portierit të ri shtohen zërat e merkatos. Lajmi më i fundit vjen nga Spanja ku ‘TodoFichajes’ bën të ditur se agjenti i futbollistit, Mino raiola ka arritur një akord me Paris Saint Germainin për transferimin e 21 vjecarit në kryeqytetin francez në qershorin e vitit të ardhshëm

Por portal iberik shkon edhe më tej teksa thekson se komunikimi zyrtar do të bëhet në muajin janar. Sigurisht që pritet se cfarë do të ndodhë me portierin e Milanit, por duhet theksuar se interesi i Leonardos për Donnarummën nuk është dicka e re. Në këtë pikë Milanit i duhet të gjejë sa më shpejt një marrëveshje për rinovimin e kontratës me Donnarummën për të mos e humbur me parametra zero, kështu që javët e ardhshme do të jenë vendimtare për këtë cështje.

Sfidanti.al