Në moshën 30-vjeçari ai i ka dhënë fund karrierës si futbollist me 81 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 33 gola dhe ka dhuruar katër asistime.
Sipas asaj që ka shkruar e përditshmja spanjolle ‘Marca’, Dong tani ka bërë një operacion plastik dhe ka ndërruar edhe identitet.
Deri tek ky veprim, kinezi ka ardhur pasi nuk ka mundur t’i durojë talljet në vendin e tij për dështimin në karrierën e futbollit.
Dong do të mbahet mend si futbollisti i parë kinez që ka veshur fanellën e Manchester United.
Gjithsesi djaloshi mund të mburret pasi ka arritur edhe të luaj për Kombëtaren e Kinës në 13 ndeshje duke shënuar edhe një gol.