Diego Simeone: Do të qëndroj te Atletico Madrid

“Po, do të qëndroj.” Pas ndeshjes së ligës kundër Gironas, ku u largua Antoine Griezmann, trajneri i Atlético Madrid, Diego Pablo Simeone, konfirmoi se do të qëndrojë në klub sezonin e ardhshëm.

“Kanë kaluar 15 vjet tani dhe edhe ne po fillojmë të plakemi”, vazhdoi ai, duke iu referuar largimit të Griezmann. “Ndonjëherë pyes veten nëse ia vlen të vazhdosh dhe mendoj se ia vlen, sepse ka kaq shumë njerëz që ndajnë qëllimin tonë, kaq shumë jetë dhe ëndrrat e të cilëve janë transformuar duke parë Atléticon. Ka një klub që kujdeset për lojtarët e tij, që dëshiron t’u japë atyre një lamtumirë të denjë. Dhe shumë më tepër…”

sfidanti.al