Pavarësisht kampionatit evropian të ndrydhur për Italinë, trajneri francez, Didier Deschamps paralajmëron ekipin e tij për ndeshjen e Ligës së Kombeve të planifikuar për të premten. Në konferencën e sotme për shtyp, shumë hapësirë pati edhe komenti për Mbappe, i cili u zhbllokua në La Liga me Realin e tij, ndërsa Deschamps tha se ai do të shënojë edhe për Francën.
“Italia mbetet ende një nga kombëtaret më të mira, duhet patur kujdes ndaj tyre”. tha
Mbappe- “Pas dy golave të djeshëm ai vjen këtu me një buzëqeshje dhe me një qëndrim më të mirë psikologjik. Kylian ka shënuar gjithmonë shumë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë te ne dhe te klubi i tij.
Kalendari – “Kalendarët janë shumë të ngjeshur? Nuk po shkojmë në drejtimin e duhur, ka gjithnjë e më shumë dëmtime. Kush e ka fajin? Kush vendos”.
sfidanti.al