Frenkie de Jong ka zgjidhur njërin prej problemeve më të mëdha që kishte kohët e fundit. 28-vjeçari prej kohësh ka qenë në konflikt me menaxherin e tij, Ali Dursun. Holandezi ka thënë se ndihej i mashtruar nga menaxheri turk. Me këtë vendim de Jong i dha një sinjal të qartë klubit katalan se dëshira e tij është që të rinovojë kontratën me Barçën.
“Gjithmonë më ka pëlqyer Frenkie pasi ai ka në gjak stilin e lojës së Barcelonës. Ai është një lojtar, i cili vjen nga akademia e Ajax. Mesfushori është i gëzuar me ne dhe ne gjithashtu duam që ta mbajmë këtu. Na ka thënë se sapo të sqarojë disa çështje personale do të ulet me ne në tavolinë për të diskutuar për kontratën e re”, tha vetëm pak ditë më parë presidenti i Barçës, Joan Laporta, për mikrofonët e “TV3”.
sfidanti.al