Alfonso Davies pritet që të zyrtarizojë kontratën e re me Bajernin e Mynihut. Sipas medieve gjermane mbrojtësi kanadez më akordin e ri do të qëndrojë në Mynih deri në 2030-ën ndërsa për ta bindur duket se Bajerni ka pranuar që ti ofrojë një bonus firme prej 20 milionë erusoh. Negociatat e zgjatura mes klubit dhe menaxherit të mëngjërashit kanë ardhur drejt fundit dhe në fillimin e javës që vjen pritet edhe zyrtarizimi pra firma në kontratën e re. Sa i përket dëmtimit që pësoi në Roterdam mësohet se është më i rëndë se çfarë u mendua në fillim. Pas ekzaminimeve të sotme stafi i mjekëve të Bajernit nuk parashikojnë rikthimin e lojtarit në fushë përpara 6-8 javëve.
sfidanti.al