Daniel Karriso: Sot, në Kinë ka më shumë siguri sesa në Europë!

Futbollisti portugez prej një viti luan me skuadrën e qytetit që ishte epiqendër e koronavirusit. Daniel Karriso (Carriço) është pjesëtar i skuadrës së Vuhan Zallit që nga 3 marsi 2019, ndërsa krejt ekipi kinez u ndodh në Marbeja të Spanjës gjatë kësaj periudhe. Me shpërthimin e epidemisë, në Kinë u ndalua edhe futbolli, dhe Vuhan Zalli zgjodhi Spanjën si vend për t’u përgatitur dhe për të banuar deri në qetësimin e situatës. Tashmë, lajmet janë që në Kinë epidemia është kontrolluar, dhe Karriso me shokët e tij vendosën të kthehen në Vuhan. “Sot, ka më shumë siguri në Kinë sesa në Europë, apo sesa në pjesën tjetër të botës”, – thotë Karriso, ndonëse nuk dihet se kur mund të rifillojë futbolli në vendin e madh aziatik.

Sfidanti.al