Coronavirus, Rugani: Jam mirë, shpresoj që rasti im të shërbejë që të sensibilizohen të gjithë

Pasi konfirmoi se oishte pozitiv me coronavirus nëpërmjet rrjeteve sociale dhe pasi kërkoi mbështetjen e tifozëve për të ndihmuar spitalet dhe për të luftuar përhapjen e virusit, Daniele Rugani shfaqet për fansat e tij në një video dhe këtë e bën nëpërmjet Skype gjatë një lidhje direkte në internet në programin ‘A casa con la Juve’ duke përditësuar të gjithë tifozët për gjendjen e tij.

‘Jam mirë. Dua që t’ju qetësoj të gjithë-tha Rugani-në të vërtetë gjithnjë kam qenë mirë dhe nuk kam pasur simptoma të rënda. E konsideroj veten me fat. Në fillim ishte një goditje e fortë, kjo edhe sepse isha I pari rast pozitiv në ambientin tonë. Por shpresoj që rasti im  të ketë shërbyer për të sensibilizuar pak të gjithë edhe ata që nuk e kishin kuptuar sa I rëndë është ky problem’.

Ndërkaq, futbollistët dhe stafi teknik I Juventusit gjatë kësaj jave do t’iu nënshtrohen testeve për virusin Convid-19, por klubi bardhezi do të japë informacione vetëm rastet e reja pozitive me coronavirus.

Sfidanti.al