Cirk gjeorgjian për titullin: Gjyqtari mezi priti që të jepte penalltinë…

Skena të pazakonta pati në duelin për titullin në kampionatin gjeorgjian, kur Torpedo e Kutaisit arriti, mbas një fundi shokues, deri te titulli i kampionit të Gjeorgjisë, duke e ndërprerë dominimin e Dinamos së Tbilisit. Dinamo ishte dy pikë para, asaj i duhej, të paktën, një pikë që të fitonte titullin dhe, kështu, deri në min. e 74-t, rezultati 0-0 ishte në favor të saj, por Karpanadze shënoi gol për Torpedon, duke kaluar në avantazh që do të thoshte një hap drejt titullit. Por që gjithçka të trazohej, për këtë u kujdes gjyqtari kryesor që në kohën shtesë të ndeshjes dha një penallti të paqenë, pasi futbollisti ukrainas, Kovaljuk, pa e prekur askush, me të vërtetë, kërceu brenda zonës së rreptësisë së Torpedos, si të ishte një aktor i madh që luftonte për titullin Oskar!

Por, megjithatë, fundndeshja thriler pati një happy end (fund të lumtur) për Torpedon, së cilës iu dha pa të drejtë një penallti e paqenë, pasi portieri e kapiteni i saj, Kvaskadze, e priti gjuajtjen e futbollistit vendas, Kiteishvili. Për Torpedon, ky ishte titulli i parë mbas 15 vitesh, kurse mënyra e fitimit të titullit ishte e denjë për një histori filmi. Dukej si një “mision i pamundur” fitimi i titullit të kampionit të Gjeorgjisë, duke qenë se Torpedo ishte katër pikë mbrapa, por gjithçka përfundoi bukur për ekipin nga Kutaisi.

Sfidanti.al