Takinardi: Zidane është më i mirë si trajner sesa si lojtar!

Ish-futbollisti i njohur italian Alesio Takinardi që ka luajtur me një nga futbollistët më të mirë të botës, Zinedine Zidane, tani trajner i Realit të Madridit, deklaroi se ai është më i mirë si trajner sesa si lojtar. Zidane, sikurse dihet, ka qenë një nga futbollistët më të mirë të botës dhe më i shtrenjti i kohës së tij, ndërsa është zgjedhur edhe si futbollisti më i mirë i të gjithë kohërave në Evropë, sipas UEFA-s. Qëkur është ulur, në stolin e drejtimit të Realit të Madridit, ai ka bërë një “heroizëm” të pashoq në Ligën e Kampioneve, të cilën, si trajner i klubit “mbretëror”, ai e ka fituar dy herë radhazi, gjë që nuk e ka bërë askush në dy dhjetëvjeçarët e gjysmë të fundit.

“Zidane është një trajner shumë më i mirë sesa ka qenë futbollist. Tani, si trajner, ai është bërë një njeri shumë më i fortë. Më parë, ai ka qenë i turpshëm, kurse, tani, me këtë grup futbollistësh, rreth vetes, ai është ngritur në një nivel shumë të lartë. Nga ana taktike, ai është i shkëlqyer dhe, gjithnjë, zotëron një zgjidhje të vërtetë të duhur. Zizuja ka qenë fenomenal si futbollist, por nuk e prisja që ai të bëhej fenomenal edhe si trajner”, tha Takinardi.

Sfidanti.al