Sa larg shkon Adriano Galeani: Majkëll Oliveri është idiot!

Adriano Galeani i njohur, një nga ish-drejtuesit kohëgjatë të Milanit, ka filosofinë e vet të futbollit dhe thotë se gjyqtari që dha penallti në mi. e 93-të në favor të Realit të Madridit në ndeshjen kundër Juventusit, është idiot.

Megjithëse kanë kaluar më shumë se një javë nga kjo ndeshje, reagimet ndaj penalltisë së diskutueshme që dha gjyqtari anglez, Majkëll Oliver, vazhdojnë ende. Kritikat më të fundit ndaj Oliverit kanë ardhur nga Galeani.

“Juventusi e meritonte fitoren mbi Realin e Madridit. Penalltia ishte e diskutueshme, plus që edhe nxjerrja me karton të kuq të Bufonit ishte qesharake. Ajo që ndodhi në fushë, tregoi se gjyqtari nuk e ka idenë e filosofisë së futbollit. Mund të konkludojmë se ky gjyqtar është idiot”, vuri në dukje ish-drejtori ekzekutiv i Milanit.

Sfidanti.al