“Pirati” Higuain bëhet papë : Jemi njerëz, nuk jemi robotë!

Për futbollistin argjentinas me pëvojë, Gonzalo Higuain, ndeshja e fundit kundër Juventusit është për t’u harruar, sepse ai u bë figura tragjike e saj: fillimisht ai humbi penallti që do të mund ta barazonte rezultatin në 1-1, kurse andej nga fundi i ndeshjes, mbas një reagimi të tij të ashpër ndaj një vendimi të gjyqtarit, ky i fundit i tregoi atij kartonin e kuq. Mbas ndeshjes, më adresë të Higuainit u bënë shumë kritika dhe ai e kuptoi se e kishte tepruar me reagimin e tij:
“Ju kërkoj falje të gjithëve, bashkëlojtarëve, trajnerit, tifozëve dhe gjyqtarëve për atë që u thashë atyrë. Por, sidoqoftë, gjyqtarët duhet t’i mirëkuptojnë emocionet që shpërthejnë në momente të caktuara të ndeshjes. Tani, unë e kuptoj se nuk duhet ta kisha bërë, atë që bëra. Unë e pranoj të gjithë përgjegjësinë time, gabova dhe e di se gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin në fushë. Sidoqoftë, emocionet mprehen, kur ju luani kundër ish-ekipit tuaj. Ne jemi njerëz, nuk jemi robotë”.
Sfidanti.al