Reali i Madridit mbetet galaktik kur dështon, 18 milion euro fluturojnë..

Hulen Lopetegi qëndroi vetëm 139 ditë në stolin e drejtimit të Realit të Madridit, pasi u shkarkua për rezultate të dobta. Sidoqoftë, ky ish-trajner i përfaqësueses spanjolle u zhdëmtua nga klubi “mbretëror” me 18 milionë euro, pasi atij iu prish para kohe kontrata në “Santiago Bernabe”.
Klubi e bëri Lopetegin trajner të ri të Realit më 12 qershor 2018, kështu që pak ditë më vonë federata spanjolle e futbollit shpejtoi ta shkarkonte atë disa orë para fillimit të kampionatit botëror të Rusisë. Reali e prezantoi Lopetegin zyrtarisht më 14 qershor.
Lopetegi u bë trajneri që është shkarkuar më shpejt në kohën e presidentit Florentino Perez, një president klubi që nuk ka asnjë mëshirë, kur është fjala për punë të dobët të trajnerit, përsa tregon edhe fakti se gjatë 15 viteve ai ka sharkuar 12 trajnerë. Sidoqoftë, nuk është i vogël numri i mediumeve dhe i specialistëve spanjollë që vënë në dukje se trajnerit Lopetegi nuk iu dha koha e duhur që të aplikonte konceptet dhe idetë e tij.
Sfidanti.al