Murinjo shigjeton Guardiolën:  Edhe unë duhet të qahem më shumë!

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, dhe klubi i tij, gjatë kohëve të fundit, janë ankuar në Shoqatën e Futbollit të Anglisë se kundër lojtarëve të tij ndërhyhet shumë rëndë. Sidoqoftë, përgjigjen Guardiloës ia dha trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, që tha se vetëm gjatë ndeshjes së fundit, futbollisti i tij i sapoardhur, Aleksis Sançez, ishte faulluar plot 13 herë.

“Ndoshta, trajnerët duhet të qahen më pak apo, ndoshta, unë duhet të qahem më shumë që t’i mbroj lojtarët e mi”, vuri në dukje Murinjo, duke shtuar: “Nuk dua t’i përdor shumë fjalët ‘t’i mbroj’ lojtarët e mi, sepse duket sikur kam parasysh vetëm lojtarët më të mirë, kurse unë e kam fjalën për të gjithë lojtarët”, tha Murinjo.

Sfidanti.al