Juventus nuk e shijon suksesin në Ligën e Kampioneve prej 21 vitesh dhe në finalen e së shtunës ndaj Realit të Madridit Zonja e Vjetër do të kërkojë me çdo kusht triumfin që do të thoshte edhe një ‘tripletë’ trofesh sezonalë. Për të rritur akoma më shumë motivimin për suksesin ndaj ‘Los Blancos’, Andrea Agnelli ka vendosur të shpërblejë të 26 futbollistët e kampionëve të Italisë me 9.1 milionë Euro që do të thotë se secili prej tyre do të përfitojë 350 mijë Euro, një shifër kjo që është 50 mijë Euro më e lartë se premtimi i bërë për finalen e Berlinit në 2015. Por edhe nëse humbasin, futbollistët e Juventusit nuk dalin pa gjë. Arritja në finalen e Cardiffit në fakt i dha mundësinë cdo futbollisti të Juventusit të përfitojë 270 mijë Euro.
sfidanti.al